75 Mall Live Search
21:40 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Kendall Jenner kapet mat, “zbulohet” se nuk është ndarë nga i dashuri!

Ditë më parë u raportua një ndarje e mundshme mes Kendall Jenner dhe të dashurit të saj, Devin Booker.

Tani, fotografitë e reja po e dëshmojnë të kundërtën, transmeton Indeksonline.

Në fotografitë e siguruara nga TMZ, dyshja janë kapur mat në një klub privat në Malibu, Kaliforni.

Fotot janë realizuar gjatë ditës së djeshme (26 qershor).

Devin dhe Kendall u vunë re në Soho House

Dyshja duken në humor të mirë, duke habitur të gjithë të pranishmit./Indeksonline/