75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 28 Qershor 2022 / C E

Ylli prezanton trajnerin që do t’i udhëheq në Champions

Golden Eagle Ylli ka prezantuar trajnerin që do ta drejtoj në ndeshjet ndërkombëtare.

Petrit Zeqiri do të drejtojë kampionin e Kosovës në basketboll për ndeshjet kualifikuese të Championist.

Fillojme me prezentimin e ekipit per champions, dhe natyrisht fillojme nga timonieret e ketij ekipi! Petrit Zeqiri”, ka shkruar skuadra nga Suhareka në rrjetet sociale.

Kujtojmë se qyteti i Suharekës ka qenë vend i kampionëve këtë sezon, ku Ylli në basketboll dhe Ballkani në futboll triumfuan në sportin kosovar. /IndeksOnline/