75 Mall Live Search
21:50 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Turneu “Burim Hatipi” dhe çmimi “Ali Shala”, më 16 Janar 2018

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës ka caktuar datën 16 Janar 2018 për të mbajtur dy aktivitetet e rëndësishme, turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi” dhe ceremoninë “Ali Shala” për vlerësimin e punës së gazetarëve dhe punëtorëve sportiv për vitin që po lëmë pas. Në turneun “Burim Hatipi” do të marrin pjesë 8 skuadra për të cilat do të njoftoheni me kohë. Sa i përkët çmimit “Ali Shala”, këtë herë nominimet do të ndahen në tre kategori:

Kronika më e mirë (Radio dhe televizion)

Shkrimi më i mirë (Gazeta dhe portale)

Xhirimi/Foto më e mirë

Për secilën kategori do të ketë komision të veçantë vlerësues të përbërë nga tre anëtarë. Ftojmë të gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe xhiruesit sportiv të Kosovës të aplikojnë. Shpërblimi për çdo kategori është 100€. Aplikimi është i hapur nga data 7 Dhjetor 2017 deri më 7 Janar 2018. Materialet duhet të dërgohen në e-mailin zyrtar të SHGSK-së, info@shgskmedia.com.