75 Mall Live Search
15:38 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / B O

Varrimi i Vjosa Berishës, vëllau jep detaje për ceremoninë

Është bërë e ditur se nesër do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores shqiptare, Vjosa Berisha.

Lajmi është njoftuar nga vëllai i saj, aktori Shkumbin Istrefi, në një postim të shpërndarë në Facebook.

Producentja e njohur do të varroset të enjten (30 qershor) në varrezat e Prishtinës në Arbëri.

Për jetën dhe veprimtarinë e Berishës po ashtu do të mbahet edhe një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar.