75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / B O

Zyrtarizohet rikthimi i Valverdes në La Liga

Ernesto Valverde është rikthyer sërish të trajnojë një skuadër në La Liga. Tekniku i njohur spanjoll është zgjedhur në krye të Atletik Bilbao, skuadër që ka qenë më parë duke numëruar 306 pankina me këtë ekip.

Kjo është hera e tretë që 58-vjeçari stërvit skuadrën baske, në sezonin 2003/2004, 2013/2014 dhe tani në sezonin 2022/2023.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Atletik Bilbaos me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

Më parë Valverde ka qenë gjithashtu trajneri i Barcelonës, ekip ku u shpall dy herë kampion i Spanjës, Espanjolit, Olimpiakosit, Vijarealit dhe Valencias.