Ish-kryetari i Tottenhamit shet 25% të aksioneve
Ish-kryetari i Tottenham Hotspur, Daniel Levy, ka shitur 25 për qind të aksioneve të tij në klub.
Sipas raportimeve, vlera e këtyre aksioneve arrinë shifrën prej 650 milionë funte, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, shitja përfaqëson një nga transaksionet më të mëdha të viteve të fundit që përfshin aksionet e klubit londinez.
Vlerësimi prej 650 milionë paundësh për një pjesëmarrje prej 25 për qind sugjeron se vlera totale e klubit tejkalon ndjeshëm disa miliardë funte.
Ende nuk janë bërë publike të gjitha detajet e marrëveshjes, ndërsa mbetet për t’u parë se si ky ndryshim në strukturën e pronësisë do të ndikojë në të ardhmen e klubit./IndeksOnline/

