75 Mall Live Search
21:46 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / MSH

​Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë për herë të parë në Prishtinë

Komuna e Prishtinë do ta organizojë të shtunë aktivitetin më të ri kulturor për qytetarët e saj – Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë.

Në një postim në Facebook thuhet se ky aktivitet mbahet si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike.

Aktiviteti mbahet në rrugën “2 Korriku”, me Orkestrën “2 Korriku” duke filluar nga ora 12:00. 

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

“Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë”, është aktiviteti më i ri kulturor që Komuna e Prishtinës organizon për qytetarët e saj.

Si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike, kjo festë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë aktiviteteve të llojit të tillë.

Të shtunën, me 2 korrik, në rrugën “2 Korriku”, me Orkestrën 2 Korriku!

Prishtina feston ditën e deklaratës kushtetuese të Kosovës. 🇽🇰

18:00 Dj Performance

19:35 Gillespie

20:45 Orkestra 2 Korriku