75 Mall Live Search
17:46 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Loriana Kuka fiton medaljen e Artë (Video)

Kosova ka fituar edhe një medalje nga Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, raporton Indeksonline.

Xhudistja Loriana Kuka ka fituar medaljen e Artë në kategorinë -78kg.

Ajo në finale mposhti francezen Chloe Buttigieg.

Kjo është medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare, dhe e pesta nga sport i Xhudos.

Kuka iu bashkua Distria Krasniqit e Laura Fazliu që kanë fituar medaljen e Artë, ndërsa Flaka Loxha e Akil Gjakova kanë fituar medaljen e Bronztë.

Kosova ka fituar edhe një medalje në sportin e Boksit, ku Shpejtim Bajoku fitoi medaljen e Bronztë./Indeksonline/