75 Mall Live Search
22:16 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Prishtina e kall lojën, transferon sulmuesin Brazilian

Prishtina po vazhdon me prezantimin e futbollistëve për sezonin e ri, shkruan Indeksonline.

Radha është për sulmuesin brazilian Marclei Cesar Chaves Santos.

Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Prishtinën me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Santos ka përvojë në futbollin kosovar, pasi ka luajtur për skuadrat si Feronikeli, Arbëria e Dobrajës dhe në sezonin e fundit ishte pjesë Ulpianës, ku në 20 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhuruar tre asistime./Indeksonline/

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

𝙈𝙞𝙧𝙚̈𝙨𝙚𝙫𝙟𝙚𝙣 𝙈𝙖𝙧𝙘𝙡𝙚𝙞 𝘾𝙚𝙨𝙖𝙧 𝘾𝙝𝙖𝙫𝙚𝙨 𝙎𝙖𝙣𝙩𝙤𝙨!🇧🇷Futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën është sulmuesi nga Brazili, Marclei Cesar Chaves Santos.Ky i fundit tashmë është bashkuar me skuadrën kryeqytetase duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.Santos ka përvojë në futbollin e Kosovës. 33-vjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në 20 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhuruar tre asistime.Santos ka luajtur në Kosovë edhe për Arbërinë e Dobrajës dhe Feronikelin.Santos Votoraty, Santa Helena, Sagrada Esperança, Vitoria , Boa, Sergipe, Mixto, CEOV, Anapolis, Uniao Rondonopolis, River, Inhumas, Jacuipense, Bahia de Feira, Mitra Kukar, Chonburi, Ho Chi Minh City, Al-Salmiya dhe Bahia de Feira janë skuadrat në të cilat është aktivizuar në parë sulmuesi qëndror para se të vijë në Kosovë.Braziliani pas nënshkrimit të kontratës i ka dhënë deklaratat e para si futbollist i Prishtinës për faqen zyrtare të klubit.🎤𝐈𝐝𝐞𝐣𝐚 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐭𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 – Te Prishtina më ka ftuar trajneri Ismet Munishi. Dua të them se jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Kur erdha në Kosovë dhe luajta kundër Prishtinës për herë të parë në atë stadium, u mahnita menjëherë.🎤𝐒𝐲𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐧 -Synimet me Prishtinën janë që ta dërgojmë sa më lartë ekipin, të shënoj sa më shumë gola në mënyrë që t’i arrijmë synimet që i kemi së bashku.🎤𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐏𝐥𝐢𝐬𝐚𝐭” – Premtoj se do ta bëjë më të mirën time në mënyrë që të festojmë së bashku titullin kampion.