Kjo është renditja e Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Kosova ka fituar gjashtë medalje, tre të arta dhe tre të bronzta deri më tani në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Norvegjisë, raporton Indeksonline.
Kjo ka bërë që Kosova të renditet në vendin e 11-të në tabelën e Lojërave Mesdhetare.

Turqia zë vendin e parë me gjithsejtë 68 medalje të fituara, 32 të arta, 15 të argjendta dhe 21 të bronzta.
E dyta renditet Italia me 23 medalje të arta, 30 të argjendta dhe 25 të bronzta, me gjithsejtë 78 medalje.
Vendi Nikoqir Algjeria, zë vendin e tretë me gjithsej 37 medalje të fituara, 15 prej tyre të arta, 12 të argjendta dhe 10 të bronzta.

Kosova prapa vetes le shumë shtete të tjera e sidomos ato nga Rajoni si Shqipëria, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnja.
Të vetmet shtete ballkanike që janë para Kosovës në renditje janë: Greqia, Kroacia dhe Serbia./Indeksonlone/