75 Mall Live Search
14:14 / E Diele, 03 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zbulohet fanella e parë e Interit për sezonin e ri

Është zbuluar fanella e parë e skuadrës italiane Inter për sezonin 2022/2023.

Faqja e internetit Footy Headlines ka zbuluar fanellën e re të Interit si një pamje paraprake, një fanellë që ndoshta do të përdoret edhe në San Siro, transmeton Indeksonline.

Portali i specializuar për shfaqjen e fanellave të reja të Serisë A ka publikuar atë të Nerazzurrëve për sezonin e ardhshëm. Ndarë në vija vertikale të zeza me sfond blu dhe një vijë të zhdrejtë horizontale që bashkon dy mëngët.

Logoja dhe sponsorët e ekipit do të jenë të bardha , Sponsor kryesor në qendër të fanellës do të jetë Digitalbits .

Klubi kalifornian tashmë u shfaq sezonin e kaluar, por në mëngët e fanellës.

Nga sezoni i ardhshëm ai do të jetë i madh, siç përmendet në qendër, falë një marrëveshjeje që do të sjellë 85 milionë plus bonuse në arkën e klubit në tre vjet .

Interi do të nis sezonin e ri si mysafir i skuadrës së Lecce, ndeshje e cila do të zhvillohet me 13 gusht./Indeksonline/