75 Mall Live Search
08:57 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / MSH

Aksident me fatalitet në Hajvali, motoçikleta e godet për vdekje një person (Pamje +18)

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Hajvali.

Burime të Indeksonline pohojnë se një veturë ka goditur një motoçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas vetes të lënduarin, drejtues i motoçikletës.

Ky i fundit njoftohet të mos u ketë bërë ballë lëndimeve trupore.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata mbi rastin, por nuk ka marrë akoma përgjigje.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: