75 Mall Live Search
11:51 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

I shtyhet raportimi Avokatit të Popullit, shkak seanca e Kuvendit

Është anuluar edhe sot raportimi i Avokatit të Popullit para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Shkak për shtyrjen e këtij raportimi është seanca e Kuvendit të Kosovës.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditën e mërkurë kur raportimi i Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari ishte shtyrë për të njëjtën arsye, seancën e Kuvendit.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ishte i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin për faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.