75 Mall Live Search
11:48 / E Martë, 05 Korrik 2022 / C E

Liverpool duhet ta thyej premtimin e Klopp për të nënshkruar me talentin e Dortmundit

Në një deklaratë të dhënë për mediat nga Jurgen Klopp, në kohën kur ai sapo kishte marrë drejtimin e Liverpool, gjermani u shpreh se nëse klubi harxhon më shumë se 100 milionë funta për një lojtar, atëherë ai do të largohej.

Duket se ky premtim midis klubit dhe trajnerit gjerman mund të thyhet shumë shpejt, pasi Liverpool kërkon të transferojë mesfushorin e talentuar, Jude Bellingham.

Drejtuesit e Borusia Dortmund kanë deklaruar se kërkon 120 milionë për 19-vjeçarin dhe për këtë arsye premtimi mund të thyhet.

Gjithsesi në Angli besojnë se Liverpool mund ta bindë gjermanin të qëndrojë edhe nëse ky transferim ndodh. /IndeksOnline/