75 Mall Live Search
16:44 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

Zgjidhet dilema e sulmuesit të Kombëtares, Vrioni firmos me skuadrën e re

Sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni ka zyrtarizuar transferimin ne skuadra e MLS-së Nju Inglënd.

23-vjeçari zgjidh kështu dilemat lidhur me të ardhmen duke zgjedhur një aventurë të re jashtë Europës, në një formulë transferimi përfundimtar ku Juventusi do të përfitojë 4 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Ka qenë vetë klubi amerikan që e ka zyrtarizuar këtë transferim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit.

Sulmuesi i Kombëtares gjithashtu u përfol për një shkëmbim te Xhenoa orët e fundit, por duket se klubi nga MLS ka zgjedhur që ta përfundoj sa më shpejt zyrtarizimin e tij.