Arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë për dhunim dhe trafikim me njerëz

Një burrë është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe dhunim”.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 3 qershor, kurse i dyshuari është arrestuar më 5 korrik.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.