Rijeka nënshkruan me shpresën e madhe të Barcelonës, llogaritej si talenti më i madh në botë dikur

Skuadra e njohur kroate, Rijeka ka arritur marrëveshje me Alen Halilovic. Ish-lojtari i Barcelonës llogaritej dikur si talenti më premtues në botë, por që asnjëherë nuk ka arritur këtë ta dëshmoj në fushë.
Rijeka ende s’ka bërë asnjë njoftim zyrtar, por në videon paralajmëruese të klubit mediat kanë kuptuar në bazë të tatuazhit se bëhet fjalë për Haliloviq.

26 vjeçari është futbollisti më i ri që ka debutuar me fanelën kroate duke debutuar si 16 vjeçar me seniorët.
Haliloviq pati disa eksperienca të dështuara te Gijon, Hamburg, Las Palmas, Milan, Standard Liege, Heerenven, Birmingham e Reading./Indeksonline/