“Uniforma e shtetit duhet të respektohet”, deputetët Bajqinovci dhe Rexhaj vizitojnë policin e plagosur në Skenderaj

Deputetët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci dhe Arber Rexhaj kanë vizituar njërin nga policët e lënduar në incidentin me pjesëtar të familjes së Nuredin Lushtakut.
Bajqinovci në Facebook ka shkruar se policit të lënduar, i cili ndodhet në QKUK, i kanë uruar shërim të shpejtë.
“Uniforma e shtetit duhet të respektohet”, ka shkruar ndër të tjera Bajqinovci.
Postimi i plotë:
Në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim Arber A. Rexhaj vizituam policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë!
Njëri nga dy policët e lënduar në Skënderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi.
Uniforma e shtetit duhet të respektohet!
