75 Mall Live Search
16:45 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / AR

Artisti i famshëm rrëzohet në mes të skenës (VIDEO)

Kitaristi i njohur amerikan, Carlos Santana, ka përjetuar një moment të frikshëm.

Gjatë performancës në Pine Knob Music, jashtë Detroitit , një pjesëmarrës për TMZ zbuloi se aty kishte ardhur edhe emergjenca, transmeton Indeksonline.

Duke kuptuar se diçka nuk ishte në rregull, thuhet se Santana u ul përpara bateristëve dhe më pas u rrëzua prapa. Nga atje, shumë punonjës, përfshirë EMT-të nxituan t’i ndihmojnë.

Më poshtë mund të shihni në video nga ngjarja./Indeksonline/