75 Mall Live Search
19:51 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Chelsea arrin marrëveshje personale me Sterling

Chelsea raportohet se ka arritur marrëveshje personale me futbollistin Raheem Sterling.

Gazetari Fabrizio Romano, ka raportuar se Chelsea dhe Sterling janë pajtuar me kushtet personale për një kontartë afatgjate, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Chelsea po vazhdon bisedimet me skuadrën e Manchester Cityet, ku shumë shpejt pritet të përfundojnë marrëveshjen.

Shuma e transferimit të Sterling pritet të jetë 45 milionë funte plus bonuese.

Sulmuesi do të jetë njëri nga futbollistët më të paguar te Chelsea në sezonin e ri./Indeksonline/