09:53 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / LB

Basha i VV-së krahason prokurorët e gjyqtarët e Kosovës me Millosheviqin

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka bërë disa pretendime për të cilat nuk ka prova.

Basha ka krahasuar disa raste të sistemit të drejtësisë në Kosovë me veprimet e kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq. Ai thotë se gjyqtarët dhe prokurorët që iu shërbejnë individëve, janë më të këqij se ndonjë i tillë që ka shërbyer në kohën e Millosheviqit.

“Prandaj, çka kam thënë unë atëherë dhe pa hezitim vazhdoj me thënë sot edhe se kam aspkak problem është se çdo prokuror apo gjyqtar që ju shërben individëve e jo drejtësisë, dhe që me qëllim punon kundër Kosovës dhe interesave të qytetarëve tanë, për mu është më i keq se një prokuror apo gjyqtar i Milloshit sepse ata bile i kemi njoftë për armiq, ama hala ma randë kur t’vje e njejta padrejtësi nga i “joti.” Për mu ka pak rëndësi etnia apo nacionaliteti, unë i vlerësoj njerëzit në veprat që i bëjnë, jo etnisë apo nacionalitetit që i takojnë. Pikë!”, ka shkruar ndër të tjera.