Llapi pëson humbje nga Buducnosti

Skuadra e Llapit ka humbur me rezultat 2-0 ndaj skuadrës malazeze Buducnost.
Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikim në Konferencë Ligë, raporton Indeksonline.
Golat për skuadrën malazeze i ka shënuar futbollisti Lazar Mijovic në minutën e 23-të dhe Uros Ignjatovic në të 32 minutë.
Skuadra e Llapit nga minuta e 30-të, ka mbetur me një lojtar më pak, pasi braziliani Bianor u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Gjatë ndeshjes pati edhe një incident ku tifozët vendas sulmuan stafin dhe futbollistët e Llapit, dhe raportohet se ka pasur fyerje të rënda për shqiptarët.

Ndeshja kthyese do të luhet me 14 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, më fillim nga ora 20:00./Indeksonline/