Gjykata merr vendim për Blatter e Platinin

Gjyqi për një pagesë milionëshe ndaj dy ish-drejtuesve të lartë të futbollit, Joseph Blatter dhe Michel Platini, ka përfunduar me pafajësi.
Gjykata Penale Federale në Bellinzona nuk gjeti prova se Blatter Platini e kishte ndihmuar në mënyrë të paligjshme Platinin për të bërë një pagesë prej dy milionë frangash zvicerane nga arkat e shoqatës botërore të futbollit FIFA.
“Unë nuk jam i pafajshëm në jetën time, por jam i pafajshëm në këtë rast”, tha Blatter pas mbërritjes në gjykatë.

Zyra e prokurorit publik kishte kërkuar nga Gjykata Penale Federale në Bellinzona një vit e tetë muaj burgim me kusht për mashtrim për dy ish-zyrtarët e futbollit.
Gjyqit dy-javor kundër 86-vjeçarit zviceran Blatter dhe 67-vjeçarit francez Platini i paraprinë gjashtë vjet hetime./Indeksonline/