75 Mall Live Search
11:50 / E Premte, 08 Korrik 2022 / OSH

Osmani pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez: Luajti rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar me vdekjen tragjike të ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se Abe një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.

“E pikëlluar thellë për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.


Mendimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, shkruan presidentja Osmani.

Ndryshe, sot në orët e mëngjesit, ish kryeministri japonez u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi që po mbante në qytetin Nara.