75 Mall Live Search
19:24 / E Premte, 08 Korrik 2022 / MSH

Nënë për herë të parë, Eni Koçi zbulon fiksimin e shtatzënisë

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.

Ajo dhe Genc Prelvukaj do të bekohen me një vajzë.

Gjininë e bebushit çifti e zbuloi përmes këngës së tyre të re me titull “Ama”, ku në fund të klipit u shfaqën disa momente nga “babyshower”.

Ndërkohë, Eni është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka treguar nepsin e shtatzënisë.

Ajo ka publikuar në Instastory foton e një keku me çokollatë dhe ka shkruar: “Fiksimi i momentit”.

Kujtojmë që këngëtarja është në muajin e shtatë dhe mezi po pret që të marr në krahë të bijën, e cila do t’i ndryshojë përgjithmonë jetën.