75 Mall Live Search
23:46 / E Premte, 08 Korrik 2022 / Gj. Sh

Pse dështoi transferimi i Vedat Muriqit te Club Brugge?

Sulmusi i Kosovës, Vedat Muriqi ka dështuar të transferohet te skuadra e Club Brugge.

Mediat belge kanë raportuar se arsyeja e dështimit të transferimit të Muriqit ishin testet fizike, transmeton Indeksonline.

Ndërsa gazetari kosovar, Arlind Sadiku ka thënë se skuadra e Club Brugge, ka tentuar ta ulë çmimin e Vedat Muriqit, duke aluduar në arsye mjekësore.

Sipas Sadikut, klubi belg ka tentuar ta ndryshoj kushtet e transferimit, dhe pastaj ka kërkuar ta marr si huazim Muriqin.

Njoftimi i plotë nga Arlind Sadiku:

Klubi belg ka tentuar ta ulë çmimin e Vedat Muriqit, duke aluduar në arsye mjekësore.

Si mund t’i kërkosh një klubi ndryshim të kushteve të transferimit, nëse nuk i kalon testet mjekësore futbollisti?! Brugge ka kërkuar pastaj ta marr si huazim Muriqin.

Si mund të mos i kaloj testet mjekësore kur para 6 muajsh ishte gjithçka në rregull me të te Mallorca. Për 6 muaj nuk e pati asnjë lëndim?! Te Kosova luajti 4 ndeshjet në Nations League.

Tendenca e mediumeve shqiptare po më çuditë sinqerisht. Në vend se me kërku të vërtetën çka ka ndodh, me insistim raportonin kinse të vërtetën po e dikan vetëm disa media në Belgjikë 😅

Haj kuku’

/Indeksonline/