“Meritoj më shumë”, Melisa tregon arsyen e ndarjes nga Andi

Melisa dhe Andi i kanë dhënë fund lidhjes kohë më parë pas një kohe të gjatë me ulje ngritje.
Dyshja nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth arsyeve që i dërguan në këtë vendim ndërsa Andi kohë më parë ishte shprehur se thjeshtë ishte bërë toksike.
Dje Melisa u rrëfye për herē të parë rreth ndarjes duke thënë se kishin shumë zënka dhe se ajo meritonte më shumë.
Ajo që ra në sy ishte fakti që Melisa nuk i përmendte më as emrin Andit, të cilin e quante “ai personi”.
E pyetur për gjasat për rikthim, ish-konkurrentja tha se kjo është e pamundur.