75 Mall Live Search
19:59 / E Diele, 10 Korrik 2022 / AR

Infektimet me Covid-19 veç po rriten, mbi 2 mijë raste këtë javë

Javën e fundit në Kosovë janë regjistruar 2007 raste me Covid-19.

Fatkeqësisht, betejën me këtë virus brenda kësaj jave e kanë humbur tre persona.

Kështu, numri i rasteve aktive ka shkruar në 2169, raporton Indeksonline.

Ndërkohë institucionet relevante po apelojnë për vaksinim dhe rritje të kujdesit.

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin, të zbatojnë masat në fuqi kundër COVID-19, të përditësuara së fundi më 30 prill 2022 dhe t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim kundër COVID-19, duke përfshirë edhe marrjen e dozës së katërt, që është lejuar për personat mbi 60 vjeç, të cilat e kanë marrë dozën e tretë së paku katër muaj më parë”, thotë Ministria e Shëndetësisë./Indeksonline/