75 Mall Live Search
20:30 / E Diele, 10 Korrik 2022 / AR

Maluma ka fansat më ‘të çmendur’ në botë, merr propozimin e papritur për martesë

Maluma ka fansat më ‘të çmendur’ në botë dhe kjo dihet nga të gjithë tashmë. Vetë ylli kolumbian duket shumë i lumtur nga dashuria që merr dhe përpiqet të jetë sa më pranë tyre.

E nëse kemi parë se si në çdo koncerti i hedhin reçipetat në skenë, këtë herë atij i kanë propozuar. Teksa ka zhvilluar një koncert në Spanjë, Maluma ka takuar një fanse në prapaskenë e cila i dhuroi një unazë. I gjithë propozimi i improvizuar është sigurisht thjesht një moment i ëmbël për fansen dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Vetë 28-vjeçari e ka ndarë videon në rrjetet sociale duke shkruar: ” U martova”.

Ndërkohë ka marrë goxha vëmendje komenti i një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij që i shkruan: “Më pëlqen më shumë Susi për ty, por gjithsesi urime”.

Maluma është në një lidhje me Susana Gómez. Për të dashurën e tij ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.

“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes.

Ndërsa Maluma gëzon famën dhe është në qendër të vëmendjes, Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit. Gómez është e dashura e parë e autorit të hitit “Corazon” pas ndarjes së tij me modelen Natalia Barulich. E kur me fansat është treguar i rezervuar, gjërat duken shumë serioze në lidhjen e tyre. Maluma e ka prezantuar atë me familjen e tij dhe Susana është tashmë shumë shoqe me Marlli Arias, nëna e Malumës.

Ajo shkon për mrekulli edhe me motrën e këngëtarit, Manuela Londoño. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me dashurinë e vjehrrës dhe të kunatës, Susana ka një marrëdhënie të mirë edhe me Yudi Arias, tezen e këngëtarit.

Tani që lidhja e tyre është konsoliduar goxha, mund të jetë thjesht çështje kohe që profilet e tyre në Instagram të mbushen me momentet e bukura që fansat e tyre i kanë pritur prej kohësh.