Ukraina ka gati 1 milion ushtarë për aksion, për të rimarrë jugun nën kontroll

Me një milion ushtarë, Ukraina dëshiron të rimarrë zonat e pushtuara nga Rusia në jug të vendit. Kështu ka thënë ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov në një intervistë për British Times.
“Ne e kuptojmë se është politikisht shumë e nevojshme për vendin tonë,” tha ai.
Ata janë të kënaqur me mbështetjen e NATO-s, por ministri i mbrojtjes kritikon ritmin e dërgesave të armëve: “Ne kemi nevojë për furnizim më të shpejt për të shpëtuar jetën e ushtarëve tanë”, tha ai.
Për këtë aksion të madh ushtarak, Ukraina thuhet se ësgtë gati duke bërë strategjinë e ndërhyrjes./Indeksonline/