75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 11 Korrik 2022 / Gj. Sh

Çfarë po ndodh? Rusia njofton mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit

Parlamenti i Rusisë pritet të mbajë një mbledhje urgjente së shpejti, për të diskutuar disa çështje të rëndësishme. Ky është njoftimi i lëshuar nga Këshilli organizativ i parlamentit, megjithëse nuk jepet datë se kur do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme. Dhoma e ulët e parlamentit tha se ka “çështje që kërkojnë zgjidhje urgjente” dhe nevojën për të marrë në konsideratë iniciativat e qeverisë.

Zërat janë që takimi mund të mbahet të premte, por asgjë nuk është e sigurt akoma.

Anëtarët e këshillit u mblodhën sot për të diskutuar mbi mbledhjen, por nuk pati një njoftim publik të drejtpërdrejtë dhe nuk u publikua asnjë agjendë për mbledhjen e parlamentit.