Sunny Hill konfirmon prezencën e DJ Caboo

Festivali “Sunny Hill” ka publikuar edhe një emër tjetër që do të përformojë në këtë festival.
Bëhet fjalë për një emër të njohur në Kosovë, Dj Caboo.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram.
Sunny Hill do të mbahet më 4, 5,6 dhe 7 gusht të këtij viti në Prishtinë, saktësisht në Parkun e Gërmisë.