“Çmendet’ çifti, dalin për piknik nudo

Një valë e pazakontë nxehti me temperatura në ekstreme, ka përfshirë Britaninë.
Për shkak se nuk janë mësuar me temperatura të larta, duket se britanikët po e vuajnë shumë këtë gjë, duke ndërmarrë dhe masa ekstreme. Së fundmi, një çift ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa është parë duke bërë një piknik në një park të Londrës, pa asnjë rrobë në trup.
Çifti është fotografuan nga kalimtarët, të cilët thanë se ata ishin ulur në një mbulesë, kishin hapur ushqimet përpara tyre dhe po shijonin piknikun ashtu siç i kishte bërë nëna.
Pamja ka ngjallur shumë debat, teksa shumë njerëz i kritikonin, ndërsa ka dhe nga ata që thonë se çdo kush është i lirë të bëjë çfarë të dojë.
