Futbolli në zi, Vdes legjenda e Milanit

Itali- Ngjarje e hidhur për botën e futbollit. Ndahet nga jeta një nga legjendat Milanit.
Victor Benitez ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare në Milano, si pasojë e një sëmundjeje që e kishte munduar prej disa kohësh.

Ish-mbrojtësi ishte pjesë e formacionit të “Djallit”, të udhëhequr nga Nereo Rocco, në finalen e Champion League të vitit 1963, e luajtur në Weably kundër Benfica-s, me skuadrën “kuqezi” që fitoi edhe trofeun e parë të këtij kompeticioni.
