75 Mall Live Search
19:58 / E Martë, 12 Korrik 2022 / OSH

Berisha: Shqipëria ngjan si dy pika uji me Sri Lankën

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, pak ditë pas protestës së 7 korrikut.

Teksa foli për suksesin e protestës së 7 Korrikut, Berisha tha se qeveria po vjedh qytetarët, duke depozituara paratë në emër të të gjallëve por edhe të të vdekurve.

Ndërsa krahasoi situatën politike të Shqipërisë me atë të Sri Lankës, ku po zhvillohen protesta masive për rrëzimin e qeverisë, pasi qytetarët janë të zhgënjyer nga menaxhimin i qeverisë për shtrenjtimin e çmimit të naftës.

“Në shesh doli opozita e vërtetë. Ishte Ogur të madh të bardhë për Shqipërinë në rrezik për shpëtimin e saj. Përpjekjeje më antidemokratikë më primitive u bënë që të vendi në kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare. U bën përpjekjeje që ta mbante opozitë si vegël të qeverisë. Një njeri që është armik egër i lirisë dhe votës shqiptare, pasi rrëmbeu votat e shqiptarëve vendos të fshijë pluralizmin politik nga politika e vendit.

ka një vit që bën lojën primitive me pseudo opozite. Kjo është një beteje për vdekje e demokracisë shqiptare, e cila de fakto sot të vetmen gjë që ka atë arritje të 7 korrikut. Opozitë e vërtetë në shesh beteje.

Shpëtimi vjen vetëm nga PD dhe forca tjera opozitare. Ne sot kemi një qeveri, e cila në mënyrë absolute nuk ka axhendë tjetër veç se vjedhjen e qytetarëve. Qeveritarët fshehin para te të vdekurit. Prisni është fillimi.

Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli i Sri Lankës përmbysi pushtetin e presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe unë ju them ju se në shumë aspekte ngjasin si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 119%. Shqipëria para 1 viti e kishte 81%, sot e ka 107%. Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120 apo 130% në fund të vitit.

Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur në valixhe në pallatin e Presidencial, në Shqipëri paratë e vjedhura vendosen në kontot bankare të të vdekurve, të pensionistëve, plus qindra milionë që përfundojnë në bankat off shorë. Në Shqipëri, më shumës e në Sri Lanka, u rritën ccmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë.”, u shpreh Berisha.