75 Mall Live Search
22:09 / E Martë, 12 Korrik 2022 / AR

Vdekja e Vjosa Berishes, familja e saj del me një deklaratë

Vdekja e producentes Vjosa Berisha, i ka shokuar të gjithë.

Vëllai i të ndjerës, Shkumbin Istrefi, përmes një statusi në “Facebook” ka shprehur falënderime për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Vjosës, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu tha se prania, ngushëllimet dhe fjalët e tyre e kanë lehtësuar dhimbjen për këtë humbje.

Postimi i plotë:

“Familja Istrefi, falënderon të gjithë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe na kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e vajzës e motrës sonë Vjosa Berishës.

Prania juaj, ngushëllimet dhe fjalët tuaja na kanë lehtësuar sado pak dhimbjen për këtë humbjen.”/Indeksonline/