75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / k.v

Zjarr i madh afër Ferizajt (Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer para pak çasteve në Bibaj të Ferizajt.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky zjarr ku shihet tym i madh teksa del afër një depoje dhe pikës së madhe të derivateve ‘Hib Petrol’.

Në vendin e ngjarjes shihen zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të shpërthimi i zjarrit.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar përkitazi me këtë rast