75 Mall Live Search
18:51 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / AR

Prokuroria e Shtetit për Buzhalën që shpërndau pyetjet e testit: Do t’i marrim të gjitha veprimet e nevojshme

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se pas pranimit të informacioneve në media lidhur me dyshimet se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesional, në bazë të kompetencave do t’i marrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet në fuqi.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria e Shtetit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.