75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / AR

Arsyeja e fortë që i ka “ribashkuar” Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Ditëlindja e binjakëve të tyre i ka “ribashkuar” Angelina Jolie-në dhe Brad Pitt-in në Itali. Sipas “HollywoodLife”, Pitt-I udhëtoi për të festuar ditëlindjen e 14-të të Knox-it dhe Vivienne-ës.

“Angelina ka një orar të ngjeshur xhirimesh në “Without Blood”, kështu që ajo është e lehtësuar që Brad-i mundi të vinte në Romë për të parë fëmijët dhe për të qenë atje për ditëlindjen e Knox-it dhe Vivienne-ës, do të thotë shumë për të që ai erdhi”, thuhet në botim.

“Ajo gjithmonë mundohet që fëmijët të kalojnë kohë me babin e tyre, veçanërisht në raste të veçanta si ditëlindjet dhe festat,” thuhet më tej.

Kujtojmë se situata e vështirë e divorcit mes dyshes e ka bërë të vështirë komunikimin mes tyre, megjithatë kur vjen puna te fëmijët, ata lënë çdo gjë pas.