Himarë/ Policia shpëton dy të miturit që po mbyteshin në det

Shpëtohen nga mbytja dy të mitur në Himarë.
Patrulla e plazhit në Livadh, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Himarës, u vjen në ndihmë të miturve, të cilëve iu rrezikua jeta, për shkak të dallgëve të larta të detit.
Policia mori njoftim nga salla operative për dy të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin?“Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve.
Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre.