75 Mall Live Search
10:17 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / LB

Vjosa Osmani e uron Macronin në frëngjisht për Ditën Kombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj francez Emmanuel Macron dhe popullin e tij për Ditën Kombëtare.

“I urojmë Presidentit Emmanuel Macron dhe popullit francez gëzuar festën kombëtare!”, ka shkruar në frëngjisht Osmani në Twitter.

Presidentja tha se pret nga Franca që të thellohet edhe më shumë raporti mes dy vendeve.

“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë”.