Dhurata e Elvana lë nën hije duetin e Kides dhe Dafines, ani pse këto të fundit e publikuan një muaj më parë

Paralajmërimi se Dafina dhe Kida do të sjellin një këngë së bashku u mirëprit nga fansat e tyre.
Por duket se rezultati në fund, nuk ishte ashtu siç pritej dhe siç kishin paralajmëruar, pasi në platformat online ka pasur komente të shumta nga ana e fansave për këngën dhe videoklipin, shkruan Indeksonline.
Këtë e vërejmë ku edhe në kanalin “Youtube” ky projekt i cili është lansuar me 9 qershor 2022 ka marrë 10,082,739 klikime.

Ndërsa, kënga e dytë i cili erdhi si një befasi për publikun ishte ai mes Dhurata Dores dhe Elvana Gjates.
Projekti i tyre i cili u lansua me datë 1 korrik 2022 ka arritur të grumbulloj 10,292,211 klikime, duke e lenë nën hije projektin e Dafines dhe Kidës, ani pse është publikuar thuajse 1 muaj më parë./Indeksonline/
