“Sunny Hill” nis akreditimin e gazetarëve për festival

Kanë mbetur pak ditë deri në mbajtjen e festivalit “Sunny Hill”
Nga data 4,5,6 dhe 7 gusht yjet shqiptar si dhe me famë botërore do të kujdesen t’i argëtojnë të pranishmit.
Organizatorët e festivalit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se tashmë ka nisur akreditimi i gazetarëve.
Në postim kanë vendosur edhe likun se ku mund të akreditohen mediat nga e gjithë bota.
“Jemi shumë të lumtur të ftojmë të gjitha mediat nga e gjithë bota që të na bashkohen në rrugëtimin fantastik 4-ditor të festivalit të Prishtinës! Aplikacioni për akreditimin e mediave është i hapur për të gjitha mediat e interesuara për të mbuluar edicionin më emocionues deri më tani”, thuhet në postim.
Ky është linku: KLIKO KËTU./Indeksonline/