75 Mall Live Search
19:11 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / OSH

Lajçak takon Bislimin në Bruksel, flasin për hapat e ardhshëm në dialog

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak, e ka takuar sot në Bruksel, kryenegociatorin e palës kosovare, Besnik Bislimin.

Këtë e bëri të ditur vet Lajçak përmes një cicërime të lëshuar në twitter, ndërsa thotë se diskutimi që pati me Bislimin, që goxha i detajuar.

”Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimi sot në Bruksel për gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në Dialog”, shkruan Lajçak.