ESPN tregon dy klubet e mëdha evropiane që po e kërkojnë Cristiano Ronaldon

ESPN raporton se dy klube të mëdha evropiane në garë të ngusht për shërbimet e Cristiano Ronaldos.
Televizioni më i madh në botë njofton se Atletico Madrid dhe Bayern Munchen janë dy skuadrat që kanë interesim konkret për CR7.
Diego Simeone thuhet se është fans i madh i portugezit dhe ka obliguar klubin të kryejn marrëveshjen me të.
Bayern ka mohuar interesimin për Ronaldon, por që ka kontakte të vazhdueshme me agjentin e tij dhe drejtues të skuadrës bavareze.
Paga që kërkon lojtari është problemi i vetëm mes Bayernit e Ronaldos./Indeksonline/