75 Mall Live Search
20:56 / E Premte, 15 Korrik 2022 / MSH

Haradinaj: Qeveria është përgjegjëse për dëmin 14 milionësh ndaj policisë sivjet

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria aktuale i ka shkaktuar dëm mbi 14 milionë euro Policisë së Kosovës.

Sipas Haradinajt, kjo gjë është bërë përmes mosmiratimit të Ligjit të Pagave.

“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend. Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit. Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?” ka shkruar Haradinaj.

Shkrimit të tij, Haradinaj i ka bashkangjitur edhe një tabelë me statistika mbi gjendjen e pagave të policëve.

May be an image of text