Limaj: Përkundër kurthave njerëzit më besuan, në vitin 2011 isha më i votuari
(I plotësuar) 10:31 – Kryetari i Nismës për Kosovën dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se përkundër tendencave për ta rrënuar atë, mbështetja e qytetarëve ka bërë që ai të jetë i mbështetur nga qytetarët.
Madje, në vitin 2011 Limaj ka thënë se ka qenë politikani më i votuar në vend.
“Sot jam këtu falë mbështetjes se qytetarëve. Përkundër shpifjeve e fabrikimeve njerëzit i kanë besuar fjalës time. Në vitin 2011 kam qenë njeriu më i votuar në vend. Ata që kanë qenë afër meje e njohin mirë qasjen time. Prandaj, nuk ka mund t’i ndryshohet mendja njerëzve e bashkëpuntorve të mi. Kjo më ka dhënë motiv me vazhdu. Kam deklaru në vitin 2010 dhe kështu doli”, ka thënë Limaj në televizionin publik.
Limaj është zotuar se do do të punojë fort për ckapjen e shtetit nga segmente të caktuara.
“8 vjet më parë kam deklaru se zero cent kanë me gjet se është keqpërdor. Jam krenar që Kosovën e kam nxjerre nga balta. Ndjehem krenar për shumë projekte tjera. Ndihem krenar për autostradën e aeroportin”, ka shtuar Limaj.
Limaj ka pyetur se kush jep përgjegjësi për tetë vitet e kaluara ku është përballur me padrejtësi të shumta.
Ai ka kërkaur të veçohen njerëzit e ligë, sepse ka thënë se duhet drejtësi e siguri juridike./Indeksonline/
———————————————————————————————————————–
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se shumë punë është bërë në tre muajt e parë të kësaj Qeverie. Ai ka thënë se agjenda e zgjedhjeve komunale nuk ka ndikuar në punët e kësaj Qeverie.
Limaj ka thënë se kjo Qeveri ka listuar katër, pesë prioritete dhe janë duke punuar fuqishëm. Rezultatet konkrete, Limaj thotë se do të shihen shumë shpejtë.
“Nuk është e domosdoshme që programi më i pelqy opozitës. Programi ynë nuk është përgatit më i pelqy opozitës. Me dhënë konstatime për një program është veprim i nxituar i deputetëve të cilat para kohe flasin për gjëra që ende nuk kanë filluar”, ka thënë Limaj në emisionin ‘Debat’ në televizionin publik.
Limaj ka thënë se kanë marrë një serë masash për të stimuluar prodhuesit vendor. Ai ka thënë se nga janari nuk do të ketë doganë për asnjë lënë të parë prodhuese.
“Nuk do të ketë doganë për asnjë makineri që përdoret për ndërmarrjet prodhuese. Kemi filluar të përdorim masa për prodhuesit vendor. Kemi shpëtuar industrinë e miellit në Kosovë. Sot kur flasim ne jo vetëm që e kemi shpëtuar, por e kemi ngjallur. Ne do të bëjmë hapa tjerë. Shteti do të ndihmojë të jetë konkurrence e barabartë për të gjithë dhe të punohet sipas ligjit”, ka shtuar Limaj.
Limaj është zotuar se nuk do të lejohet që për interesa të një individ ose kompanie me shkatërru prodhimin vendor.
Tutje, ai ka thënë se nuk i druhet mocionit të opozitës. Ai ka thënë se njerëzit që janë në pozicione nuk mund të ndihen komod pasi janë 1 milionë probleme që duhet të zgjedhën.
“Fryma jonë është ndryshe. Tani për tani nuk ka asnjë arsye që opozita të ngrisë mocione. Por, ka thënë se opozita mund të bëjë kurdo mocione pasi është e drejte e tyre kushtetuese”, ka theksuar Limaj.
Sa i përket cështjes se demarkacionit, Limaj ka thënë se kjo temë është nacionale. Ai ka thënë se duhet të provohet të ndërtohet konsensus për këtë cështje. Përcaktimi i qartë i Kosovës, ai ka thënë se është Evropa.
“Në tema nacionale nuk ka garë. Unë nuk dal në Kuvend më thanë kush e mbronë ma shumë Kosovën. Askush nuk është i gatshëm m’i dhënë territor vendit të vet”, ka deklaruar Limaj./Indeksonline/