Dua Lipa lanson “Flutur 2”, në bashkëpunim me kompaninë Puma

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka lansuar sot koleksionin e saj të dytë në bashkëpunim me markën e njohur, Puma.
“Flutur 2” quhet koleksioni i ri i veshjeve dhe atleteve, i cili është dizejnuar nga Puma dhe Dua.
Veshjet sportive duken tëjet simpatike gjithashtu, me një kombinim të klasikes me modernen.
Ngjyrat dominuese të këtij koleksioni janë ajo rozë dhe portokalli.