Edhe Barcelona e konfirmon transferimin e Lewandowskit

FC Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Robert Lewandowski.
Kjo u bë e ditur fillimisht nga Bayern Munich, kurse tani edhe klubi katalonas ka dalë me një komunikatë për media.
Zyrtarizimi i plotë varet në kalimin e testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratave të lojtarit.
Lewandowski do t’i bashkohet Barcelonës në një kontratë tri vjeçare. Klubi spanjoll do t’i paguajë 50 milionë euro për transferimin e tij.