Dy yjet e Skënderbeut s’i pranon Kosova, kthehen për në Zvicër
Një situatë e paprecedentë ka ndodhur me Skënderbeun gjatë kthimit nga Zvicra në Tiranë.
Klubi korçar ka udhëtuar me avion nga Berna në Prishtinë.
Mirëpo, autoritetet kosovare nuk kanë pranuar në aeroport që Bakari Nimaga dhe Benyam Demte të vijojnë rrugëtimin drejt Shqipërisë.
Kjo për shkak të një problem në dokumentacion.
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë Skënderbeut se lojtarët janë rikthyer edhe një herë në Zvicër.